Veseli godet Selmanajn: Je turpi i shoqërisë civile

I pari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i është përgjigjur deklaratës së deputetit të LKD-së, Dritan Selmanaj lidhur me udhëheqjen e Kuvendit.

Selmanaj i cili ishte pjesë e Shoqërisë Civile, ka lëshuar sot një mori kritikash në kuadër të udhëheqësje së Kuvendit nga Kadri Veseli.

Me këtë rast, Veseli ka theksuar se pikërisht Selmanaj, ishte ai që dikur lëshonte gjithnjë kritika në drejtim të Kuvendit por që u zbulua së më pas ishte pjesë e politikës.

Ky është fjalimi i plotë i Veselit:

Që nga ardhja ime si kryetar ka pas transparencë lidhur me çdo infoarmaicon.

Në të njëjtën kohë një partneriteti me shoqërinë civile. Kemi marrë shumë partner donatorë, njëri nga ta më i fuqishmi është USAID, i cili ndihmonte si një nga organizatat më kreidbile që kemi ende partneret dhe zhvillohemi është KDI-ja, por realisht unë dua që të jem më transparencë, por kur kthehesha në njëfarë forme në televizionet tona shihja njërin prej personave të KDI-së, linte këtej gjithë atë çfarë kemi bërë, duke sharë, duke fyer.

Në politikë është rrezik me fol, pasi çkado që flasim është mundësi të keqkuptohet.

Nuk e keni idenë, rrike në Kuvend e shihke gjithë mundësinë që ishte publike, ndërsa ky vetëm dezinformonte. Ishte fyerje, dhe besoni se njeriu duhet të jetë i vetëdijshëm dhe të ketë kujes me fyerjet individuale.

Dikur kohë pas kohe u detyrova dhe fola me partnerin, dhe i thashë nuk e kam problemin e kësaj por problemi është se nuk kemi një pasqyrë korrekte.

Duhet ditur se e kanë larguar nga ai projekt, nuk e kam larguar unë, por si manipulues është larguar, si keqpërdorues i shoqërisë civile.

Nuk është mirë të luash rolin gjoja i pavarur dhe të mos jesh ashtu. Fol çka ke, ky shtet është sovran dhe ka institucione. Ka kalu e 81-të, 82-ta, dhe dijeni se ky është Kuvend dhe duhet respektuar njerëzit, çfarëdo që ke fol.

E ke tradhtu shoqërinë civile, je turp i shoqërisë civile, pasi meriton çdo respekt, por ti je turpi.

“Po e personalizoj, pasi nuk ka gjë që s’është bërë e s’është fy pikërisht nga ky person. Më vonë na doli nga eksperti në politikan.Mos manipulo me plagë të njerëzve, je shpifës, i pasjellshëm ,i padinjitet.Kemi me u ngi ‘SHIK’ deri në fund, pasi Kuvendi do t’i shkojë në fund çdo teme.Çdo gjë që ka të bëjë prej 12 qershorit në këtë vend, do të ulemi e do t’i shkojmë në fund.Shpifës e manipulues je ai që thashë”, ka thënë Veseli.