FIFA ka gjasa të diskutojë për Kosovën por jo të marrë vendim!

Federata Ndërkombëtare e Futbollit ka gjasa që sot ose nesër ta fusë në agjendë çështjen e Kosovës. Ani pse nuk është në agjendë zyrtare, Bordi i FIFA-s rastin e Kosovës pritet ta diskutojë tek pika kur flitet për orarin e ndeshjeve miqësore që e bën FIFA zakonisht për shtetet që janë anëtare, ose tek rendi për asociacionet

Burime të Reporteri.net kanë thënë se gjasat janë shumë të mëdha që Kosova të jetë në diskutime, por kanë than po ashtu se varet nëse sot ose nesër. Sipas këtyre burimeve, vendimi për t’i lejuar miqësoret Kosovës, pa ndonjë kusht sikur ishte herën e kaluar, është i mundshëm të merret, por kjo jo tash. ‘Vendimi mund të merret pas dy muajve, ku FIFA ka një mbledhje tjetër. Këtë herë diskutimi pritet të ndodhë por nuk pritet një vendim’, ka thënë ky burim i portalit. Ditë me parë Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar letër kreut të FIFA-s Blaterit, të cilit i shpreh kundërshtimin e Qeverisë për vendimet e fundit që ky mekanizëm ka marrë për futbollin e Kosovës.

Postuar nga Lajmonline: 22:28; 20/3/2013