Për Klinën evropiane!

Haxhi Raci

Investimet e mëdha kapitale në dy mandatet e fundit të realizuara nën drejtimin e z. Bashota në Klinë, padyshim i kanë dhënë pamjen e një qyteze evropiane, të gjitha këto investime duhet të shihen pikërisht në këtë frymë sepse ato kryekëput janë të inspiruara  në modelet evropiane të zhvillimit. Në vazhdim qeverisja lokale në Klinë pas zgjedhjeve duhet të vazhdoj më investime por pa lënë anash asnjëherë zhvillimin kulturor si specifik e këtij  qyteti me vlera të jashtëzakonshme dhe unike të bashkëjetese dhe tolerancës fetare e kulturore, të këtij qyteti që ka një traditë të jashtëzakonshme të ndërtimit  intelektual, të qytetit që fle mbi pasuri të pa matshme natyrore. Të gjitha këto resurse nëse përdoren në mënyrë racionale pa dyshim që ky vend do të jetë i krahasueshëm në çdo aspekt më një qytet evropian. Për  ta bërë Klinën evropiane dhe jo vetëm, udhëheqësit institucional pik së pari duhet të kenë vullnetin politik për të realizuar një gjë të tillë dhe se dyti do të duhej ti merrnin shembujt më të mirë të praktikave  perëndimore të zhvillimit. Unë si qytetar i këtij qyteti të mrekullishëm, kamë qenë gjithmonë pjesë e zhvillimeve politike, kam njohur dhe njoh njeriun e këtij qyteti, mirësinë e tij por edhe kërkesën e tij për zhvillim të vazhdueshëm, Në këtë shkrim do nuk do të jem i pavarur sepse do të mundohem të argumentojë se vazhdimi i qeverisjes nga PDK dhe z. Bashota janë perspektiva më e mirë, por gjithsesi do të jem i pavarur në mëndim, sepse mendimi i pavarur është fondamenti i pluralizmit.  Klina Evropiane dhe Kosova Evropiane ! nuk janë shpikje të PDK-së por kërkesë plebishitare e qytetarëve të Klinës dhe Kosovës, është detyrë dhe obligim i partive politike që kërkesat e qytetarëve tu japim alternativën më të mirë, në këtë kuptim PDK është në funksion të përgjegjësisë që ka si partia më e madhe në vend.  Për të realizuar projekte të mëdha duhet të kemi menaxher të dëshmuar dhe të suksesshëm, ky rregull duhet ta na shërbej për të kuptuar përcaktimin e PDK-së në Klinë për të vazhduar më z. Sokol Bashota për kryetar të komunës, ai ka befasuar jo vetëm qytetarët por edhe bashkëpunëtoret e tij duke marr përsipër projekte të mëdha dhe duke i realizuar ato në kohë shumë të shkurtër, për arritur këto, atij i kanë hyre në punë disa veti shumë të rëndësishme që e karakterizojnë,  personaliteti i tije shumë i fuqishëm dhe me ndikim, vullneti dhe përkushtimi i jashtëzakonshëm për të bërë ndryshimin, fryma e bashkëpunimit dhe ndjeshmëria ndaj kërkesave të qytetarit dhe se fundi por jo me pak e rëndësishme aftësia për të ndërtuar ekipe të suksesshme si në qeverisje ashtu edhe në parti kanë ndikuar ne suksesin e vazhdueshëm te tij dhe ekipit të tij. Në këtë frymë duhet të kuptohet edhe njëri nga sloganet e fuqishme të PDK-së në Klinë, Unë i Besojë Sokolit !. Njëri nga argumentet më të fuqishëm pse duhet ti besojmë Sokolit është padyshim personaliteti ti tij, ai është njeri që me shumë sakrifica ka krijuar një personalitet shumë të fuqishëm që tejkalon vlerat lokale dhe nacionale, ai në asnjë mënyrë nuk do të lejoj që ta komprimitojë apo lëndojë këtë personalitet për ndonjë interes apo privilegj që mund të ofrojë karrigia e kryetarit të komunës, përkundrazi kjo pallto e rendë e personalitetit të tij e obligonë atë të tejkalojë vetveten duke e pasuruar personalitetin e tij edhe më tutje më vepra madhore që do mbesin mend për kohë të gjatë, të qenurit personalitet historik qysh tash për angazhimet e tij në periudhat e me hershme e bënë të kuptueshme angazhimin e tij për të arritur rezultatet të tilla edhe në këtë periudhë.  Vazhdojmë ! një slogan tjetër domethënës që merr kuptim nga sukseset e njëpasnjëshme gjatë këtyre dy mandateve, Klinës dhe qytetarëve të saj i duhet një vazhdim i suksesit, për të ndërtuar vepra edhe më të mëdha infrastrukturore, por jo vetëm, është koha të vazhdojmë me projekte zhvillimore që mundësojnë punësim për qytetarët e Klinës, më krijimin e kushteve për zhvillim të bujqësisë, për stimulim te veprimtarive prodhuese, për investime të huaja. Është koha e projekteve strategjike zhvillimore, është koha për vazhdimin e bashkëpunimit dhe bashkëvendimmarrjes me qytetaret në funksion të demokracisë. Punë të mëdha e presin vendin dhe për të realizuar këto duhet angazhimi i të gjitha kapaciteteve humane që ka qyteti.  Kam dëgjuar shumë herë qytetarët e Klinës tek shprehen se do të votojnë Sokolin prapë sepse nuk kanë kujt tjetër ti japin votën dhe besimin e tyre. Sinqerisht kjo është për të ardhur keq dhe nuk më gëzon as mua e besoj as sokolin, sepse ekzistimi i mendimit ndryshe i zërit opozitar, është padyshim njëri nga faktorët kryesor që ndikon në përmasimin e qeverisjes. Unë e kam të qartë dhe pajtohem që dëshira për të qen kryetar i komunës është legjitime për çdo qytetarë por ama “donë me ja bo hyzmetin puna”. Opozita në Klinë tamam “nuk ja ka bo hyzmetin punës”, për me keq kanë fjetur gjatë gjithë kohës kur në Klinë po ndryshonte gjithçka, për të dal sot pa asnjë alternativë para qytetarëve. Opozita në kushte reale ka të gjitha mundësit dhe  mjetet për të qen më afër qytetarëve sesa vet pozita dhe njëkohësisht duhet ta përqendrojë angazhimin e saj në krijimin e alternativave më të mira  gjë që faktikisht nuk ka ndodhur  në Klinë. Duke qen kështu alternativa më ë mirë është vazhdimi i qeverisjes më PDK-në, për të realizuar projekte në frymën dhe praktikat evropiane të zhvillimit dhe të qeverisjes, unë pajtohem me ata që kanë vërejtje në qeverisjen e deri tanishme sepse nuk e konsideroj perfekte dhe do të pajtohem më zërin kritik sa herë që është ne funksion të përmirësimit të proceseve sepse vetëm kështu bëhet zhvillimi, por pa asnjë hezitim në rrethana aktuale bëjë thirrje për vazhdimin e qeverisjes së PDK-së dhe z. Bashota në Klinë, duke qen i bindur se kjo është alternativa më e mirë për qytetarë e sajë. Klina evropiane apo evropianizimi i Klinës dhe i Kosovës nuk behët duke i dhen vetëm besimin atyre që i konsiderojmë më të denjë për ta bërë këtë por duke marr pjesë aktive në ndërtimin e sajë dhe kjo bëhet, duke i shërbyer qëllimit me të gjithë kapacitetin tonë por edhe duke qen kritik ne devijimet e mundshme, kjo është demokracia në praktik pra pjesëmarrja aktive në vendimmarrje dhe zbatim e qytetarëve, dhe kjo nuk është asgjë më shumë sesa një e drejt legjitime.

Postuar nga Lajmonline: 10:12; 11/10/2013