Muharrem Shabani, kandidat i AAK-së për Vushtrri

AAK-ja ka vendosur që Muharrem Shabani të jetë kandidat nga radhët e saj në garën për Kryetar të Komunës së Vushtrrisë për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 3 nëntor.

Ky nominim do të zyrtarizohet të premten në një ceremoni ku do të jenë të pranishëm personalitete të larta të kësaj partie, ka bërë të ditur për “Veriu.info” , Xhavit Mehmeti - nënkryetari i AAK-së Dega në Vushtrri.

“Po është e vërtetë se AAK-ja dega në Vushtrri ka vendosur që kandidat i saj për zgjedhjet e 3 nëntorit do të jetë Muharrem Shabani, i cili ka pranuar këtë nominim. Të premten do të zyrtarizohet kjo kandidaturë në një ceremoni ku të jetë i pranishëm edhe kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe personalitete të tjera nga qendra“, ka thënë nënkryetari Mehmeti.

Postuar nga Lajmonline: 23:15; 10/7/2013