Hashim Thaçi është zgjedhur Kryetar i PDK-së, unanimisht, me aklamacion.

Hashim Thaçi është zgjedhur Kryetar i PDK-së, unanimisht, me aklamacion. Para se të votohej, Thaçi ka kërkuar nga delegatët që votimi për Kryetar të bëhet me votë të fshehtë, e jo me aklamacion. Ky propozim është hedhur në votim, dhe përveç Thaçit, të gjithë delegatët kanë votuar që votimi të jetë i hapur.

Ai u propozua kandidat për Kryetar nga Bajram Rexhepi.

Por, para se të votohej, Thaçi ka kërkuar nga delegatët që votimi për Kryetar të bëhet me votë të fshehtë, e jo me aklamacion. Ky propozim është hedhur në votim, dhe përveç Thaçit, të gjithë delegatët kanë votuar që votimi të jetë i hapur.

Vetëm një delegat ka votuar kundër Thaçit, të gjithë kanë votuar pro kandidatrës së tij.

Komisioni Kandidues ka aprovuar kandidaturën e Hashim Thaçit për kryetar të PDK-së. Atë e kanë votuar 718 delegatët që ishin në Kongresin e VI të PDK-së.

Thaçi për të parin e partisë është propozuar nga Bajram Rexhepi, ndërsa kundër kandidat nuk ka pasur.

Thaçi ka dhënë një ide që votimi të bëhet në mënyrë të fshehtë, por  me këtë nuk janë pajtuar delegatët, duke votuar në mënyrë të hapur.

Nga 718 delegatët, të gjithë kanë votuar pro rizgjedhjes së Thaçit, në krye të PDK-së për katër vitet e ardhshme.
Në fjalën e tij para delegatëve, Thaçi i ka falënderuar për besimin e dhënë.

“Ju falënderoj për besimin që ma keni dhënë”, ka thënë ai.

“Në këto 13 vite PDK ka kaluar neper sfida dhe ka qenë përballë vendimeve të rënda, por bashkërisht i kemi tejkaluar këto situata. Kjo është vlerë e PDK’së”, ka pohuar Kryetari i PDK’së.

Më pas, ai i ka siguruar ata se partia, nën udhëheqjen e tij, do t’i fitojë zgjedhjet.

“Të nderuar delegatë, ju siguroj se si Kryetar i PDK’së do t’i fitojmë zgjedhjen lokale dhe nacionale”.

Një fjalë të shkurtër ka mbajtur edhe zëvendësi i deritashëm i Thaçit, Hajredin Kuçi.

“Jemi me fat që kemi një Lider që reflekton unitetin e partisë”, tha ai.

Tani delegatët kanë dalë në pauzë, për t’u kthyer më pas për procesin e zgjedhjes së Këshillit Drejtues të PDK’së.

---------------------
719 delegatë do të votojnë për kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ndërkohë dihet që kandidat i vetëm deri më tash për të parin e kësaj partie është, Hashim Thaçi.

Zgjedhet kryesia e punës së PDK-së
Ka nisur punimet Kongresi i Gjashtë Zgjedhor i Partisë Demokratike të Kosovës.
Hapjen e punimeve e ka bërë Basri Musmurati, i cili ka prezantuar Raportin e Punës së Këshillit dhe Kryesisë së PDK’së.

Më pas është zgjedhur Kryesia e Punës.
Burime të Lajmonline bëjnë të ditur se në ketë detyrë janë zgjedhur Enver Hoxhaj, Hajredin Kuçi, Flora Brovina, Vlora Çitaku, Xhavit Haliti, Ganimete Musliu, Arsim Bajrami, Drita Kadriu dhe Ramë Buja.

Në agjendën e Kongresin tash janë miratimi i ndryshimeve statutare, derisa në mesditë pritet të zgjidhet Kryetari i partisë dhe më pas do të votohet për Këshillin Drejtues.

Deri më tash Hashim Thaçi është kandidati i vetëm për postin e të parit të PDK’së.

----------------------------------------------------
Delegatët e Partisë Demokratike të Kosovës, kanë filluar të mblidhen në Hotelin Emerald për Kuvendin e tyre të punës. Ata sot kanë mundësi të zgjedhin kryetarin dhe organet drejtuese të partisë
Sipas Dukagjinit, i cili ka arritur të sigurojë edhe raportin e punës e që pritet të jetë pikë e parë e rendit të ditës, në këto ditë maratonike të punës për PDK-në.

Pos kryetarit, në mesin e rreth 777 delegatëve, do të zgjedhet edhe Këshilli Drejtues i Partisë, në përbërje prej 111 anëtarëve.

Në këto moment, kryesia ekzistuese e partisë është duke mbajtur mbledhjen. Ndërsa në orën 10 pritet të fillon punimet Konventa.

Postuar nga Lajmonline: 11:29; 27/1/2013