Arilena vjen si “Aeroplan”

Këngëtarja e re shqiptare, Arilena Ara, ka publikuar në YouTube projektin e saj të parë me videoklip, “Aeroplan”.

Fituesja e X Factor 2 ka vazhduar karrierën e saj pas triumfit, duke publikuar dhe projektin e saj të parë “Aeroplan”.

Bëhet fjalë për një projekt mjaft ritmik, i cili e shfaq të fuqishme këngëtaren e re.

Arilena me këtë projekt ka treguar se i ka të gjitha predispozitat për t’u shndërruar në një yll të madh të skenës muzikore.

http://youtu.be/MqW_cW_nLmw

Postuar nga Lajmonline: 14:07; 28/2/2014